Rrezikon shkarkimin pas turpërimit nga Benfica, Koeman: Kam mbështetjen e futbollistëve!
Barcelona pësoi një humbje 3-0 ndaj Benficës mbrëmjen e djeshme, por trajneri Ronald Koeman ndjen mbështetjen e futbollistëve. Strategu është i ndërgjegjshëm për situatën që po kalon ekipi i tij.
“Ndihem i mbështetur nga futbollistët e mi. Unë mund të bëj koment vetëm për punën time në ekip. Nuk di gjë për pjesën tjetër, apo për skuadrën. Rezultati ishte i vështirë për t’u pranuar, nuk ishte rezultati që u pa në fushë. Mendoj se lojtarët luajtën mirë deri në rezultatin 2-0, kishim mundësi shumë të pastra shënimi. Kjo e ndryshoi ndeshjen. Nëse shënon në rastet e pakta tre gola, kjo bën diferencën e madhe.
Situata? Për të gjithë është një situatë e vështirë. Të jesh te Barcelona, nëse nuk fiton dy ndeshje është situatë delikate. E kuptoj. Po mundohem të ndryshoj gjërat, por ekipi ka nevojë për kohë. Ka disa aspekte në futboll, ku jemi inferior në aspektin e shpejtësisë”, deklaroi Koeman. /R.Lika-Koha Jone/