Rrëzoi trajnerin Reja, reagon mbrojtësi çek: I kërkoj falje, e pashë në momentin e fundit! (VIDEO)
Trajneri i Kombëtares sonë, Edy Reja u rrëzua sërish edhe në miqësoren kundër Republikës Çeke. Kjo është hera e dytë që tekniku italian rrëzohet në dy ndeshjet e fundit, pas përplasjes nga kundërshtarët.
Ndaj Çekisë, ishte Vladimir Coufal, i cili e përplasi Rejën. Pas ndeshjes ai i ka kërkuar falje strategut italian.
“Edhe njëherë unë i kërkoj falje trajnerit të Shqipërisë, Edi Rejës. E pashë në momentin e fundit dhe nuk mund ta ndaloja dot”, u shpreh Kufal.
hqipëria u mposht ditën e djeshme në miqësore nga Çekia me rezultatin 3-1.