Rritja e infektimeve, mbyllen për 3 javë stadiumet në Holandë

Rritja e vazhdueshme e infektimeve me Covid-19 po e çon Holandën drejt një bllokimi të ri. Futbolli mund ta pësojë, duke qenë se qeveria duket se po ndalon grumbullime publike për tre javë.

Një hipotezë që ka tërbuar drejtuesit e futbollit holandez: “Me shqetësim të madh kemi marrë parasysh masat e reja të mundshme kundër koronavirusit – thuhet në një deklaratë të ashpër të lëshuar nga Federata e Futbollit dhe ligat profesionale – Është zhgënjyese të shohësh që qeveria me sa duket nuk po shikon burimet e infeksionit. Nuk janë stadiumet, siç është përfolur”.

Përveç tifozëve që e pësojnë, vendimi mund të ndikojë në fatin e kombëtares dhe klubeve të përfshira në kupat e Europës, të detyruara të luajnë në stadiume bosh pa mbështetjen e publikut. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?