Rudiger flet si madrilen: Mezi pres që të luaj me këtë klub të madh!
Sporti E Enjte, 2 Qershor 2022 16:12
Antonio Rudiger është tashmë lojtari më i ri i Real Madrid, pasi u zyrtarizua lëvizja. 29-vjeçari ka folur për herë të parë si lojtar i “Los Blancos”, me anë të një postimi në rrjetet sociale.
“Jam shumë i emocionuar për të gjitha sfidat përpara dhe mezi pres të luaj ndeshjet e mia me këtë klub të madh”, shkroi Rudiger.
Rudiger u transferua me parametra zero nga Chelsea, pasi mbrojtësi gjerman nuk rinovoi kontratën e tij me Blutë e Londrës
KOHA JONË SONDAZH

