Rumania grumbullon në Kombëtare një futbollist vetëm 15 vjeç
Trajneri i Rumanisë, Mirel Radoi, publikoi listën e futbollistëve që do të grumbullojë për ndeshjet eliminatore ndaj Islandës dhe Lihtenshtajnit, ku bie në sy prezenca e Enes Sali, i cili është vetëm 15 vjeç.
Sali ka luajtur në 7 takime në ligën e parë të Rumanisë me skuadrën e Farul Constanta, skuadër me të cilën ka shënuar edhe golin e tij të parë në karrierë si profesionist.
Ai u bë futbollisti më i ri që ka shënuar në ligën e parë të Rumanisë. Enes Sali ka lindur në Kanada, teksa ka qenë edhe pjesë e akademisë së Barcelonës.
Enes Sali, 15 anos (classe de 2006), convocado para a seleção principal da Romênia. Dirigido por Gheorghe Hagi no Farul Constanta, já aprontou isso aí na primeira divisão.
(📽 @Emishor)pic.twitter.com/paPk1Rxjb0
— Leonardo Bertozzi (@lbertozzi) November 3, 2021
KOHA JONË SONDAZH

