Rumenige i bindur: Levandoski nuk do të largohet nga Bajerni
Robert Levandovski do të qëndrojë te Bajerni edhe sezonin e ardhshëm. Karl-Heinz Rummenigge është pikërisht ai që e konfirmoi këtë në një intervistë për revistën “Kiker”, duke iu kundërpërgjigjur me forcë interesit të Realit të Madridit për sulmuesin polak.
“Vë bast se Levandovski do të jetë pjesë e Bajernit edhe sezonin tjetër. Askush nuk mund të blejë një futbollist të Bajernit pa dëshirën e klubit”, tha Rumenigge.
Rumenige kujtoi edhe atë çfarë ndodhi në vitin 2008 me Frenk Riberi, kur Çelsi ofroi 80 milionë euro për të, së bashku me kartonin e Jose Bosingua, ofertë që në atë kohë u refuzua nga klubi bavarez.
KOHA JONË SONDAZH

