Rummenigge: Nuk jemi në garë për Messin, 8-2 me Barcelonën si një ëndërr …

Karl-Heinz Rummenigge, CEO i Bayernit ka dhënë sot një intervistë për gazetën italiane “Tuttosport” ku ka prekur disa tema të ndryshme. Drejtuesit i lart i bavarezëve konfirmoi se ekipi i tij nuk është në garë për të nënshkruar me Messin.

“Të dëgjosh se do të largohet nga Barcelona, më jep pak trishtim. Leo ka shkruar historinë e këtij klubi si sipas meje duhet ta mbyllë karrierën me klubin blaugrana. Ne nuk jemi në garë, nuk mund të paguajmë këto shifra. Nuk bën pjesë në filozofinë tonë.

Pirlo? Është një zgjedhje interesante, e mbështes Agnellin. Futbollistë i madh, mund ta përsërisë edhe në pankinë pasi ka ide të qarta në kokë.. Juventusi është Bayerni i Italisë.

Championsi i fituar? Duhen kampionë dhe ekuilibër në trup, në sintoni me trajnerin. Nuk ishte hakmarrje, kam ngushëlluar Neymarin dhe Mbappen në lot. 8-2 kundër Barcelonës? Mendova, tani më zgjoni, është një ëndërr. Është ndeshja më e bukur e historisë së klubit”, deklaroi Rummenigge. /R.Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP