Rummenigge zbulon çfarë ndodhi në dhomat e zhveshjes pas fitores historike ndaj Barcelonës

Karl-Heinz Rummenigge ka rrëfyer për herë të parë se çfarë ndodhi në dhomat e zhveshjes pas fitores historike 8-2 kundër Bayernit në çerekfinalen e Champions League. Drejtuesit i larg bavarez ka mohuar që të ketë pasur festë nga ekipi i tij.

“Isha në dhomat e zhveshjes pas ndeshjes. Nuk ka pasur asnjë festë. Skuadra ishte e përqendruar për t’u përballur në gjysmëfinale me shumë seriozitet. Shpresojmë që të arrijmë objektivin tonë kundër Lyon dhe të shkojmë në finale”, ka thënë fillimisht për agjencinë gjermane DPA.

Më tej legjenda gjermane ka komentuar edhe duelin kundër ekipit francez: “të gjithë prisnin një gjysmëfinale mes Barcelonës dhe City-it, por tani kemi shkuar ne dhe Lyon. Kam parë ndeshjen e francezëve e merituan plotësisht. Pasi eliminuan Juventusin e Cristiano Ronaldos në fazën e 1/8-ve pak ditë më parë, ekipi i Garcias ka treguar se është një kundërshtar që nuk duhet nënvlerësuar. Luajnë me dedikim dhe mund të bëjnë që të vuajnë kundërshtarët me sulmuesit e tyre të shpejtë”. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP