Rusi, Kelmendi shpallet “Mbretëresha” e Europës në xhudo
Një lajm i mirë për Shqipërinë. Majlinda Kelmendi sapo është vlerësuar merr si kampione e Europës, duke marrë rrëmbyer kështu trofeun dhe medaljen e artë në kampionatin europian të xhudos. Ky kampionat po zhvillohet në Kazan të Rusisë. Nuk është hera e parë që Kelmendi shpallet më e mira e Europës.
Në sfidë, xhudistja ka qenë kundër francezes Priscilla Gneto, për t’u kurorëzimin si “Mbretëresha” e Europës në xhudo. Për Kelmendin ky çmim i Europës vjen pas trofeut edhe si kampione e botës në këtë sport.
Kurse, në rrethin e tretë, pejania ishte më e mirë se izraelitja Roni Schëartz, për ta fituar grupin dhe për të shkuar në gjysmëfinale, ku e mundi francezen Euranie Annabelle, para se ta fitonte edhe finalen ndaj francezes tjetër, Gneto.