Rusi-Shqipëri mund të luhet në Beograd, lajmin e paralajmëron Vuçiç
Lufta me Ukrainën ka detyruar UEFA-n të vendosë që, deri në një njoftim të dytë, të mos lejojë klubet ruse si dhe kombëtaren që të zhvillojë ndeshje shtëpi.
E në një kohë kur të gjitha shtetet i kanë mbyllur dyert e tyre për Rusinë, është shteti serb ai që ka hapur dyert e stadiumeve për rusët: “Në Serbi ne kemi qenë gjithmonë mikpritës të mirë. Nëse do të mundemi do të ndihmojmë në zgjidhjen e disa problemeve, duke pritur ndeshjen e Spartakut të Moskës, për ne nuk ka asnjë problem. Ofrojmë kushte të mira dhe do të garantojmë sigurinë e zyrtartarëve dhe skuadrës mike. Keni fjalën time për këtë gjë”, u shpreh Vuçiç.
Nëse do merrej në konsideratë kjo do të sillte zhvillimin e sfidës e Ligës së Kombeve, mes Rusisë dhe Shqipërisë në Beograd. Kuqezinjtë kanë shkelur vetëm një herë në Serbi për të luajtur ndeshje futbolli, por që nuk do të mbyllej për shkak të dhunës së tifozëve vendas.Shqipëria e fitoi atë duel në tavolinë.
KOHA JONË SONDAZH

