Rusia i befason të gjithë, e rinis kampionatin me tifozë

Premier Liga ruse do të kthehet në fushën e lojës më 21 qershor, pas ndërprerjes prej koronavirus. Por, ndryshe nga vendet e tjera të mëdha, në stadiume do të lejohen menjëherë tifozët.

Federata e futbollit njoftoi se mori autorizimin e qeverisë, për të bërë të mundur që stadiumi të jetë i mbushur me 10 për qind të kapacitetit me mbështetës të skuadrave.

Autoritetet pranuan kërkesën e klubeve, për të lejuar tifozët në tribuna, sepse në të kundërt humbjet financiare do të ishin të mëdha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?