Rusia i shokon të gjithë, kërkon organizimin e Europianit të vitit 2028 ose 2032
Rusia synon të aplikojë për të qenë vend mikpritës i Kampionatit Evropian të Futbollit në vitin 2028 dhe 2032. Lajmi është njoftuar nga një anëtar i komitetit ekzekutiv të Federatës Ruse të Futbollit, i cili është drejtori i përgjithshëm Rubin Rustem Saymanov.
“Federata ruse do të aplikojë për të organizuar Europianët e vitit 2028 dhe 2032 dhe nuk po bëj shaka. Jeta vazhdon, jemi të hapur dhe gati, nuk duhet të tregohemi hermetikë me UEFA-n dhe FIFA-n.
Kemi organizuar shumë ndeshje të nivelit të lartë, e pranoj që ka shumë kohë, situata do të ndryshojë, do të studiojmë gjithçka. Kemi përkuar dokumentet për të studiuar të gjitha kushtet”, ka thënë Saymanov.
Përveç Rusisë, kandidatë për të organizuar Euro 2028 janë Turqia, kërkesa e përbashkët e Rumanisë, Bullgarisë, Serbisë dhe Greqisë, si dhe favoritët kryesorë dyshja Mbretëri e Bashkuar-Irlandë.
KOHA JONË SONDAZH

