Rusia përcakton datën 21 qershor për rifillimin e kampionatit
Kampionati në Rusi është vendosur që të rinisë më 21 qershor, pas një një pauze që do të zgjasë 3 muaj për shkak të pandemisë COVID-19. Liga ruse e futbollit synon të zhvillojë 8 raundet e mbetura të kampionatit në diçka më shumë se 1 muaj për të përfunduar gjithçka më 22 korrik.
Presidenti Sergei Pryadkin ka theksuar se të gjitha ndeshjet do të zhvillohen me dyer të mbyllura. Finalja e Kupës së Rusisë ndërkohë do të zhvillohet më 25 gusht që do të thotë se disa klube do të zhvillojnë deri në 11 ndeshje për të përfunduar sezonin.
Nuk do të ketë ndeshje play-off për sa i përket rënies dhe zbritjes nga kategoria me dy të fundit që do të bien një kategori më poshtë dhe dy të parat e kategorisë së dytë që do të ngjiten në Premier League.