Rustu: Nuk do e harroj kurrë atë që bëri Barcelona për mua!

Portieri legjendar Rustu Recber arriti që të fitonte betejën me Covid-19, teksa kaloi momente të vështirë në terapi intensive. Tashmë ish-gardiani I njohur a kohë për të treguar eksperiencën e tij.

“Fitova ndeshjen më të vështirë të jetës sime, në Turqi e kemi një kurë (i referohet protokollit të trajtimit) që mjekët e aplikuan te unë për 10 ditë”.

46-vjeçari tashmë po qëndron në shtëpi, por kjo nuk do të thotë se është plotësisht i shëruar derisa t’i dalë tamponi negativ. Duke folur për gazetën “AS” ai kujton: Nuk mund të bësh shaka me këtë virus, pavarësisht sa vjeç je. Barcelona më dha mbështetje të madhe gjatë dhe pas sëmundjes sime. Në këto raste, detajet e vogla janë ato që nuk harrohen.

Nuk do të harroj se Barcelona bëri gjithçka për mua kur po vdisja nga koronavirusi. Ata më dhanë jetë. Unë jam gjithmonë në dispozicion të Barcelonës. Dua të shpreh pafund falënderime për të gjithë, veçanërisht për Bartomeun”, u shpreh Rustu. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP