Sa para harxhuan klubet e Serie A? Kryeson Milan
Këtë të martë është bërë publike lista me paratë e shpenzuara nga të gjitha klubet e Serie A. Në krye të listës qëndron Milan, ndërsa e fundit është Genoa, e cila ka vendosur të mos shpenzojë asnjë euro këtë merkato. Sipas Transfermarkt, Milan i cili ka qenë shumë aktiv ditët e fundit të merkatos, ka shpenzuar 164 milionë euro. Në vend të dytë është Juventus me 137.3 milionë euro, ndërsa mbyll podiumin Atalanta me 125.8 milionë euro. Një fakt interesant është ajo që ka ndodhur me Lazio-n, e cila e kishte të bllokuar merkaton hyrëse këtë verë, por ka shpenzuar 30 milionë euro.
Lista e plotë me shpenzimet e kryera në merkato nga klubet e Serie A:
Milan 164 mln
Juventus 137.3 mln
Atalanta 125.8 mln
Napoli 115 mln
Como 107.45 mln
Inter 92.7 mln
Fiorentina 90.9 mln
Roma 63.6 mln
Bologna 51 mln
Parma 39.2 mln
Cagliari 37.3 mln
Udinese 34.5 mln
Lazio 29.9 mln
Torino 19.6 mlm
Sassuolo 18.7 mln
Verona 16.6 mln
Lecce 15.9 mln
Cremonese 14.7 mln
Pisa 11.4 mln
KOHA JONË SONDAZH

