Sacchi: Italia pas Europianit u shpërbë, ja çfarë duhet të ndryshojmë …
Arrigo Sacchi ka sulmuar sërish futbollin italian për problemet që ka shfaqur, duke mos siguruar as kualifikimin për në Kupën e Botës. Në intervistën e dhënë për “Corriere di Bologna”, ai thekson se edhe mediat kanë faj për këtë situatë.
“Kemi nevojë për më shumë kulturë edhe ne shtypi. Pas një fitore pa meritë apo pa bukuri, nuk është fitore. Ne gjykojmë vetëm rezultatin më shumë se ndeshjen, marrim rrugën më të shkurtër. Kjo është arsyeja pse në 12 vitet e fundit spanjollët kanë fituar 16 trofe ndërkombëtarë dhe italianët asnjë”.
Kupa e Botës? Pas Kampionatit Evropian ne u shpërndamë. Vite më parë, duke parë një ndeshje të një ekipi të të rinjve danezë, që luante futboll të mirë, Costacurta më tha se Milani ynë ka kopjuar në të gjithë botën përveç Italisë. Më parë vlerat ishin në vendin e parë, ndërkohë që tani janë në të fundit”. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

