Sacchi: Juventusi i Pirlos duket si i ndërtuar për Allegrin!
Andrea Pirlo ka të njëjtën përgjegjësi si Maurizio Sarri, “domethënë të pranosh një model skuadre që është përshtatur për një tjetër lloj futbolli, si ajo e Allegrit”. Këtë mendim ka Arrigo Sacchi, teksa në një koment për QS Sport, ka folur për momentin e vështirë që po kalojnë bardhezinjtë.
“Nëse Pirlo nuk ka vendosur në merkato, ka bërë keq, sepse sot më shumë se kurrë trajnerët duhet të jenë edhe menaxher, si në Angli, këto ishin fjalët e ish-trajnerit të Milanit dhe të Kombëtares. Bardhezinjtë janë të varur nga Cristiano Ronaldo, dhe momenti i tij i formës. Futbollistët e mëdhenj nuk janë kurrë problemi.
Ata bëhen një pasuri kur funksionin loja dhe ekipi është ndërtuar mirë rreth tij. Shembulli i Ibrahimovic te Milani është i qartë. Kur Interi është kryesues vijon që të fitojë dhe të shkojë drejt titullit. Antonio Conte është një trajner i zoti, që të lufton për të dalë nga e kaluara.
Në moshën 24 vjeç, kur ishte futbollisti im, mbante shënime për metodat e stërvitjes. Është një trajner që kërkon perfeksionin, edhe pse nuk mund ta arrijë. Tashmë Interi i tij është e privilegjuar nga kundërsulmet me Lukakun dhe Lautaron. Por për të qenë i madh në Europë, duhet të gjejë më shumë ekuilibër dhe Conte po e kërkon, do ta arrijë”, shkruan Sacchi në analizën e tij. /R.Lika-Koha Jone/