Sacchi: Milani duhet të rikthehet kompetitivë, Ibra nuk bën dot mrekulli

Në një intervistë të dhënë për “La Gazzetta dello Sport”, Arrigo Sacchi foli për momentin që po kalon skuadra e Milanit pas mbylljes së fazës së parë.

“Kuqezinjtë bënë diçka të jashtëzakonshme në pjesën e parë të sezonit, pasi me entuziazëm kaluan mungesën e eksperiencës. Së fundmi kanë pasur pak vështirësi.

Duhet të rikthehen që të jenë një skuadër kompetitive dhe e bashkuar, nëse dëshirojnë që të luftojnë deri në fund. Tani mbrojtja është shumë e tërhequr, nuk mund të dërgosh gjithmonë topa të gjatë për Ibrën. Mrekullitë nuk mund t’i bëjë i vetëm ai”, deklaroi ish-strategu Sacchi. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?