Sacchi: Rezultati ishte i ekzagjeruar, Interi mund të fitojë në “Anfield”
Në një intervistë të dhënë për “La Gazzetta dello Sport”, Arrigo Sacchi ka folur për ndeshjen e Interit mbrëmjen e djeshme ndaj Liverpoolit, që në fakt përfundoi 2-0 në favor të skuadrës angleze.
“Në pjesën e parë Liverpooli e dominoi dhe Inter po e shikonte me një qëndrim shumë italian. Në fraksionin e dytë, zikaltërit e hoqën maskën dhe nisën që të luanin, të mbanin topin, duke vendosur në vështirësi kundërshtarët.
Por rezultatin mund të them se është i ekzagjeruar. Duke e parë mund të dëshpërohesh, por unë mendoj se Interi, pavarësisht humbjes, nuk ka aq shumë diferencë me Liverpoolin dhe mendoj se zikaltërit mund edhe të fitojnë në Anfield”, deklaroi ish-strategu i njohur, Sacchi. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

