Sadiku gjen golin e parë me Las Palmas në kampionat (VIDEO)

Armando Sadiku më në fund ka festuar golin e parë me Las Palmas, që militon në La Liga 2, niveli i dytë në hierarkinë e futbollit spanjoll.

Sulmuesi shqiptar, shënoi të vetmin gol në ndeshjen e transfertës ndaj Valladolidit, ndaj dhe reagimi i tij në momentin e festës ishte i ligjshëm.

Ishte minuta e 61-të kur 30-vjeçari i shërbyer me një krosim të saktë nga e djathtë dhe pasi dështoi në dy tentativat e para, në të radhës e dërgoi topin në kuadrat.

Swiss Digital Desktop Reklama

Armando Sadiku deri më tani është aktivizuar në 16 ndeshje në kampionat me Las Palmasin, por në vetëm katër raste titullar. Ai ka shënuar dy gola në Kupën e Mbretit.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?