Sadiku i del në mbrojtje Ronaldos

Portugezi Cristiano Ronaldo është kritikuar për formën e tij në dy ndeshjet e fazës së grupeve në Euro 2016.

Por është Armando Sadiku i Shqipërisë që ende vazhdon që ta ketë idol të tij, pavarësisht formës.

Nëpër  media të ndryshme është shkruar se Sadiku është më i mirë se Ronaldo sivjet.

Goal.com shkruan Armando Sadikun e kanë pagëzuar prindërit e tij më këtë emër, të cilin e ka edhe ylli argjentinas Armando Maradona.

“Cristiano Ronaldo është futbollisti më i mirë në botë dhe është idoli im.”

“Në rregull ai nuk ishte aq i mirë të shtunën, por mendoj se ai është pakëz i lodhur. Ai ka fituar Champions League, ka zhvilluar 50 ndeshje përfshirë edhe La Ligan, por që prapë mbetet më i miri.”

“Është e vështirë të luash si sulmues i vetëm kundër katër mbrojtësve kundërshtarë”, ka thënë Sadiku, transmeton Klan Kosova.

SHKARKO APP