Sadiku mbërrin në Bolivi, ja si e presin shokët e rinj të skuadrës

Armando Sadiku arriti sot në Tarija të Bolivisë, vend ku do të vijojë karrierën e tij futbollistike. Sulmuesi i kombëtares shqiptare u prit ngrohtë nga drejtuesit dhe stafi teknik i ekipit Bolivar Centenario.

I themeluar në vitin 1925 në La Paz, kryeqytetin e Bolivisë, Bolivar ka fituar 29 herë titullin kampion si dhe numëron 2 arritje në gjysmëfinalet e Kupës Libertadores.

La Paz, kryeqyteti i Bolivisë, është i pozicionuar në 3650 metra mbi nivelin e detit, duke qenë kryeqyteti më i lartë në botë.

Image

Image

Image

SHKARKO APP