Sadiku ndryshon sërish ekip në Spanjë, zyrtarizohet te Cartagena
Armando Sadiku ka ndryshuar përsëri skuadër dhe tashmë është transferuar në një tjetër ekip në Ligën e dytë spanjolle.
Lojtari ka firmosur një kontratë 1-vjeçare me klubin spanjoll të Cartagena me mundësi vazhdimi të kontratës edhe për një tjetër sezon.
Armando Sadiku do të provojë eksperiencën e katërt në Spanjë, pasi më parë ka qenë pjesë e Levante, Malaga dhe në sezonin e fundit përfaqësoi ekipin e Las Palmas.
31-vjeçari në sezonin e fundit zhvilloi 24 ndeshje në La Liga 2 duke shënuar vetëm 4 gola.
KOHA JONË SONDAZH

