Sadiku nuk i ndahet golit dhe në Indi, shënon nga distanca (VIDEO)

Armando Sadiku vijon t’i ketë shumë të mira raporton me golin edhe në Indi, me fanellën e Goas. Në ndeshjen shtëpiake ndaj Jamshedpur, në kohën shtesë të pjesës së parë, sulmuesi kuqezi me një goditje nga distanca gjeti të papërgatitur portierin Albino Gomes.

Kjo nuk është hera e parë që 33-vjeçari luan në Indi. Në sezonin e kaluar, Sadiku realizoi 8 gola dhe dhuroi 1 asist me fanellën e Mohun Bagan. Me interes të madh pritet të shihen paraqitjet e tij në këtë edicion të ri futbollistik, me pritshmëritë që janë të larta.

Match Highlights | FC Goa 1-2 Jamshedpur FC | MW 1 | ISL 2024-25

SHKARKO APP