Sadiku prezantohet te Levante: De Biazi më bindi, jam në klubin perfekt! (VIDEO)
Armando Sadiku është prezantuar në konferencë për shtyp te Levante para mediave iberike. Sulmuesi i Kombëtares sonë është shprehur i lumtur për aventurën e re, ndërkohë që ka zbuluar edhe disa nga prapaskenat e transferimit në La Liga pas një bisede që ka pasur me De Biasina.
“Jam një sulmues zone, ky është pozicioni ku ndihem më mirë. Do të përpiqem të jam gjithçka për këtë fanellë dhe për këtë klub. Unë jap gjithmonë 100 për qind. Jam gati të luaj. Ndihem mirë psikologjiskëshit dhe nëse trajneri më beson, unë jam plotësisht gati për të dhënë më të mirën.
E njoh kampionatin sepse kam qenë në kontakt me De Biasin dhe ai më ka folur për kampionatin spanjoll. Kur më erdhi oferta nga Levante, unë thashë menjëherë ‘po’, nuk e mendova fare.
De Biasi më tha se Levante është një klub i vogël, por është si një familje e madhe dhe për mënyrën se si unë i bëj gjërat është klubi perfekt. Në ato pak ditë që kam qenë këtu, kam kuptuar që ky klub është pikërisht siç më tha De Biasi”, tha Sadiku.
KOHA JONË SONDAZH

