Sadiku shënon një gol të bukur me Malaga-n në Spanjë (VIDEO)

Armando Sadiku po kalon një moment shumë të mirë te skuadra e Malagës në Segunda Division në Spanjë. Sulmuesit të kombëtares sonë i janë dashur vetëm 3 minuta për të gjetur rrugën e rrjetës në ndeshjen ndaj Saragozës.

 

Bomberi elbasanas merr një asist të bukur nga krahu i djathtë dhe me një qetësi vrastare arrin që ta dërgojë në rrjetë. Ky është goli i dytë në kampionat teksa më herët shënoi ndaj Mirandesit në ndeshjen e zhvilluar në 14 shtator. Si Sadiku ashtu edhe mesfushori Bare, e kanë nisur sfidën e sotme si titullar, duke shpërblyer më së miri besimin e trajnerit.

SHKARKO APP