Sadiku: Unë në stol, si të mbash Ferrarin në garazh!

Armando Sadiku nuk mundi që të linte gjurmë në Poloni te skuadra e Legas së Varshavës, teksa në këtë sezon shënoi vetëm dy gola në 17 ndeshje. Sulmuesi i Kombëtares sonë zgjodhi që të transferohej në La Liga për të kërkuar më shumë hapësira në ekipin e Levantes. Duke folur për portalin polak “sport.onet.pl” ai e ka krahasuar veten me një Ferrari të lënë në garazh te Legia.

“Qëndrimi im në stol ishte si të blesh një Ferrari dhe ta mbash në garazh. U zhgënjeva që nuk pata më shumë shanse. Nuk arrita objektivin tim për sa i përket numrit të golave, por si mund ta bëja kur nuk luaja. Gjithsesi, nuk i vë faj vetes, pasi bëra gjithçka munda dhe punoja mirë në stërvitje. Erdha te Legia pa fazë përgatitore dhe tani besoj se kam punuar mirë në dimër mund të luaj më shumë”.

Sadiku nuk harron të theksojë se është i lumtur për shansin që iu dha me transferimin te Levante, ndërsa zbulon se oferta e klubit spanjoll erdhi papritur dhe gjithçka u mbyll brenda ditës.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Unë erdha te Legia pa bërë fazën përgatitore. Ndërsa tani, pas një pune të mirë në dimër, mendoj se do të luaja më shumë. Nuk e prisja të largohesha. Por erdhi një ofertë e papritur nga Levante. Kemi rregulluar gjithçka brenda ditës. Jam i lumtur se si rrodhën gjërat. Shpresoj që të luaj më shumë tani. Debutimi ndaj Realit? Nuk e di nëse do të luaj. Më vjen keq nga një anë që nuk do të luaj për titullin kampion, por nuk pendohem për vendimin që kam marrë”, ka thënë sulmuesi i kombëtares sonë. /Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?