Sadiku zbulon arsyen pse nuk mori ftesë nga trajneri Reja
Armando Sadiku ka lënë pas dëmtimin dhe do të rikthehet shumë shpejt të luajë për Malagan. Sulmuesi elbasanas nuk mundi të ishte dy ndeshjet e fundit eliminatore me kombëtaren. Në një intervistë për mediet spanjolle ai zbuloi arsyen se pse nuk u grumbullua nga Reja.
“Nuk munda të shkoj se kisha dëmtim, por kombëtarja më jep gjithmonë një emocion special. Është normale që të shkoj të luaj me të. Por ky ishte një grup shumë i vështirë. Nuk u kualifikuam për në Europian, por tani shohim me padurim para për Botërorin.
Kam vuajtur pak pasi dëshiroja të luaja në ndeshje, por ky dëmtim më mbajti jashtë. Tani jam i lumtur që u ktheva, kemi luajtur mirë por na mungon goli”, deklaroi sulmuesi për mediat iberike. Ai ka shënuar 3 gola gjatë këtij sezonit me ekipin e Malagas.