FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sadikun nuk e presin mirë në Poloni, e quajnë komunist

Transferimi i sulmuesit Armando Sadiku në Poloni te Legia e Varshavës nuk është pritur edhe aq mirë nga mediat vendase, teksa njëri prej portaleve i ka kushtuar një shkrim duke e cilësuar si person me bindje komuniste.

Megjithatë, futbollisti nga Elbasani ka thyer një rekord në futbollin polak. Deri para këtij transferimi, asnjë klub nga Polonia nuk kishte paguar më shumë se 1 milion euro për blerjen e kartonit të një futbollisti.

Legia e Varshavës i pagoi plot 1.5 milionë euro Zyrihut për të bërë pjesë të skuadrës sulmuesin e kombëtares shqiptare, ndërkohë që rekordi i mëparshëm mbahej bashkërisht nga Legia dhe Leh Poznani, teksa kishin blerë përkatësisht nga 1 milion euro Ivica Vrdoljak dhe Rafal Muravski.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?