Sadio Mane “thyen rregulloren” e Bayernit në stërvitjen e parë

Sadio Mane mbërriti në stërvitjen e Bayern Munichut 109 minuta para fillimit të seancës dhe qëndroi për më shumë se 6 orë. Senegalezi i ka habitur të gjithë me më shumë se thjesht korrektësinë që ka treguar.

Bayerni konsiderohet si klub strikt për sa i përket rregullores, por 30-vjeçari i ka “thyer” për mirë, pasi jo vetëm është paraqitur mbi 1 orë e gjysmë para në seancën stërvitore, por edhe ka punuar për plot 6 orë.

Sipas raportimeve nga mediet gjermane, Mane ishte i pari që u paraqit në Sabener Strasse dhe qëndroi aty për më shumë se gjashtë orë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?