Safet Gjici: Stadium të ri futbolli qytetarëve të Kukësit, vitin tjetër synojmë të jemi kampion
Kryebashkiaku punëtor dhe pasionant i Bashkisë së Kukësit, është edhe President nderi i klubit të futbollit Kukësi.
Sot ai ka folur për mediat dhe ka treguar se së shpejti do të jepet data finale kur do të inaugurohet stadiumi i ri, “Kukësi Arena”.
Duhet theksuar se bashkia mbetet prioriteti i tij i përditshëm, por pasioni për futbollin e bën atë të përhershëm pranë klubit të futbollit.
“Ndeshjet e fundit janë shumë të forta. Kampionati është mbyllur, Tirana e ka mbyllur sa u përket pikëve. Sot është ndeshje shumë e fortë, më ka lënë shije të hidhur ndeshja me Egnatian, ishte një ndeshje që duhej fituar. Kemi kritika për mënyrën se si u anulua goli, arbitri nuk iku ta shohë.
Të shohim përpara, jemi në treshe. Tani kthehemi në fushën tonë, me 23 do luajmë me Laçin në fushën tonë, është çështje e mbyllur. Sezoni i katërt që shtegtojmë, i kemi marrë me radhës gjithë fushat e Shqipërisë. Lodhje e madhe, ka ndikuar, por tre barazime radhazi janë shumë. Po fituam sot jemi në rrugën e duhur, por Kastrioti është lart në tabelë, fitoi me Vllazninë. Do vazhdojmë me pasion, ndërsa vitin tjetër do synojmë titullin kampion”, deklaroi Gjici.

KOHA JONË SONDAZH

