Safonov, portieri atipik që është i pasionuar pas shahut dhe matematikës

Parisi ka gjetur një idhull të ri dhe ai mban doreza. Matvej Safonov ishte protagonisti absolut i natës më të rëndësishme, duke udhëhequr PSG-në drejt triumfit në finalen e Kupës Interkontinentale FIFA ndaj Flamengos. Portieri rus realizoi një paraqitje historike, duke pritur katër nga pesë penalltitë e serisë vendimtare dhe duke hipnotizuar një nga një ekzekutorët brazilianë.

Një performancë e jashtëzakonshme, e certifikuar edhe nga Opta, që e bën Safonovin portierin e parë të PSG-së në shekullin XXI që ndal katër penallti në një seri të vetme. Nuk bëhet fjalë për shtylla apo gjuajtje jashtë, por për pritje të pastra dhe vendimtare, që i dorëzuan trofeun klubit francez.

Aktivizimi i Safonovit si titullar nuk ishte rastësi. I lindur më 25 shkurt 1999, në të njëjtën ditë me Gianluigi Donnarumma-n, portieri rus ka fituar konkurrencën e brendshme edhe këtë sezon. Fillimisht ai zëvendësoi të dëmtuarin Chevalier, por për finalen Luis Enrique mori një vendim të qartë teknik: pavarësisht rikuperimit të francezit, Safonov u konfirmua mes shtyllave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Besimi i trajnerit asturian u shpërblye plotësisht. Me qetësi akullnajore, Safonov përsëriti paraqitje vendimtare, ashtu si në Kupën e Francës sezonin e kaluar, kur ishte deciziv duke pritur penalltitë e N’Zola-s dhe Diouf.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas refleksit të penalltive fshihet një mendje jashtëzakonisht analitike. Safonov është një profil atipik për futbollin modern: i talentuar në matematikë, pasionant pas shahut dhe i diplomuar në një cikël pesëvjeçar në pedagogji, psikologji dhe komunikim, të cilat i ka ndjekur paralelisht me karrierën profesionale.

Një formim intelektual që, sipas shumëkujt, e ndihmon të lexojë më mirë kundërshtarët nga pika e bardhë. Ironikisht, rruga e tij mund të kishte qenë larg portës: në fëmijëri spikati në not, taekëondo dhe basketboll, përpara se vëzhguesit e Krasnodarit ta bindnin të zgjidhte futbollin. Sot, Matvej Safonov nuk është më thjesht një portier i PSG-së, por heroi i një finaleje që do të mbetet gjatë në kujtesën e tifozëve parisienë.

Conheça Matvey Safonov, surpresa do PSG na final contra o Flamengo - A  Metrópole Sorocabana

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?