Saha: Ajo që bën Cristiano Ronaldo është një çmenduri!

Cristiano Ronaldo është me të vërtetë një futbollist i frikshëm. Portugezi është një makineri golash (700 në karrierë). Kjo gjë, sipas Saha, e bën akoma më të fortë në krahasim me vitet e kaluara.

 

“Mund të them është se e vlerësoj Ronaldo-n akoma më shumë sot që e shikoj të luajë tek Juventus, sepse është shumë i madh në moshë në krahasim më kohën kur kam luajtur me  të.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo që bën tani si futbollist është me të vërtetë një çmenduri. Forca fizike që ka, ajo gjuajtje… Mundet të imagjinohet ndikimi i tij te brezi i sulmuesve të sotëm. Ata e shohin sa i fiksuar është dhe e marrin si shembull. Është njeriu më i fiksuar që kam parë ndonjëherë. Ronaldo do të marrë çdo top gjatë gjithë 90 minutave dhe është një gjë shumë e bukur për t’u parë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Do të ishte një ëndërr ta shihnim përsëri tek United, sepse jam i sigurt që do të kishte një ndikim shumë të madh. Ndoshta do të shënonte më pak, por do të ishte i jashtëzakonshëm”, deklaroi Saha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?