Saint Ettiene rrezikon rënien nga Ligue 1, trajneri u ndalon Ramazanin lojtarëve

Asnjë nga futbollistët e Saint Ettiene nuk do mund të mbajë Ramazan. Ky ka qenë vendimi i trajnerit të ekipit të Ligue 1, Pascal Dupraz. Ai e ka parë të arsyeshme t’i ndalojë lojtarëve të tij të agjërojnë, sipas asaj që shkruan L’Equipe.

Dupraz nuk hezitoi të kritikonte publikisht disa nga futbollistët e tij, në veçanti kapitenin e klubit Wahbi Khazri dhe zëvendës-kapitenin Timothée Kolodziejczak.

Saint Ettiene ndodhet në moment kritik në kampionat pasi janë në luftë për mbijetesë dhe vetëm 2 pikë larg nga zona e ftohtë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?