Salah: Buffon është ligë më vete, portieri më i mirë që jam përballur

Mohamed Salah në karrierën e tij është përballur me shumë portierë të mëdhenj, por sulmuesi egjiptian mbi të gjitha vlerëson Bufffon, teksa ka dhënë edhe arsyet e tij. I pyetur nga “Sky Sports” se cili është portieri më i mirë me të cilin është përballur, sulmuesi i Liverpulit tha:

“Nuk mund të vendos për një, por do t’iu jap 4 emra. Casillas, Buffon, Alisson dhe Neuer. Është e vështirë të zgjedhësh një. Casillasin e zgjedh për karrierën që ka pasur. Kam luajtur kundër tij kur ishte te Porto jo te Reali.

Ai fliste me mbrojtësit dhe lojtarët e tjerë gjatë ndeshjes. Por Buffon është në një ligë më vete. Kur luaja kundër Bufonit në Itali ishte e pabesueshme. Karriera që ka pasur dhe gjithçka në futboll nuk ka krahasim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kur luaja në Romë tifozët duartrokisnin brenda dhe jashtë vetëm Tottin, De Rosin, Buffonin dhe Del Pieron. Nuk mendoj se kjo ndodh në Angli. Tifozët janë gjithnjë kundër lojtarëve kundërshtarë. Në Itali, kudo ku shkon Bufgon ai merr respektin që meriton”, tha Salah.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?