Salah humbet dy ndeshjet me Egjiptin për shkak të dëmtimit

Mohamed Salah mund të humbasë kualifikimet e Kupës së Afrikës në ndeshjet ndaj Kenias dhe Comoros për shkak të një problemi në gju. 27-vjeçari u zëvendësua në minutën e 87-të të dielën në fitoren 3-1 ndaj Manchester City-it, pas një dyluftimi me Fernandinhon.

 

“Dëmtimi ka nevojë për një periudhë rikuperimi”, ka thënë stafi mjekësor i Egjiptit. Salah mungoi edhe në muajin tetor ndaj Manchester United, pikërisht për shkak të të njëjtit dëmtim.

Liverpooli në ndeshjen e ardhshme do të luajë ndaj Crystal Palace, teksa Salah me shumë mundësi do të vijojë të qëndrojë jashtë fushave. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP