Salah infektohet me Covid-19, shtohen hallet e Klopp
Mohamed Salah është futbollisti i radhës që është infektuar me Covid-19. Sulmuesi egjiptian, i cili është pjesë e kombëtares gjatë këtyre ditëve, ka dalë pozitiv, teksa në fundjavë luajti kundër Togos për kualifikueset e Kupës së Afrikës.
Sulmuesi është asimptomatik dhe është në izolim. Me shumë mundësi ai mund të humbasë edhe ndonjë ndeshje me Liverpoolin, mes tyre edhe sfidën e Championsit kundër Atalantës.
Numri i lojtarëve të prekur me koronavirus në ditët e fundit ka pasur një rritje të madhe, duke vendosur në rrezik shumë kampionate. Liverpooli po kalon një moment të vështirë, pasi ka shumë lojtarë të dëmtuar. /R.Lika-Koha Jone/