Salah: Jam gati të rinovoj me Liverpoolin, por nuk varet nga unë!

Mohamed Salah është gati që të vijojë aventurën te Liverpoolit edhe përtej kontratës së tij, që i skadon pas 18 muajsh. Sulmuesi egjiptian është gati që të nënshkruajë një kontratë të re, e cila në fakt nuk i është ofruar deri më tani nga drejtuesit e “The Reds”.

“Unë dua të qëndroj. por është në dorën e tyre të vendosin. Ata e dinë se çfarë po kërkoj dhe nuk është ndonjë shifër e çmendur. Unë e njoh klubin ku kam qenë për 5 vjet. I dua tifozët dhe ata më duan mua, por klubi e di se çfarë pres”, u shpreh egjiptiani, që jep një mesazh të qart për drejtuesit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?