Salah jep mesazh të qartë për të ardhmen: Dua të qëndroj përjetë te Liverpooli!

Mohamed Salah po kalon një formë të jashtëzakonshme. Ditën e djeshme ai shënoi një tripletë ndaj Manchester United, duke qenë i papërmbajtshëm në fushën e lojës. Duke folur pas ndeshjes për “Sky Sports”, ai dha indicie edhe për të ardhmen e tij.

“Do të më pëlqente që të qëndroja te Liverpooli deri në ditën time të fundit të stërvitjes, por kjo gjë nuk varet nga unë, do të shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Për momentin nuk e mendoj që të luaj ndonjëherë kundër Liverpoolit, më trishton shumë”, deklaroi sulmuesi egjiptian.

Salah ka kontratë me Liverpoolin deri në verën e vitit 2023, por Liverpooli kërkon që t’ua rinovojë sa më parë, pasi Reali dhe klubet e tjera të mëdha kanë gati oferta të rëndësishme. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?