Salah ka një mesazh për Atleticon: Anfield ju pret!

Futbollistët e Liverpool nuk e kanë kapërdirë dot festën e madhe të Atletico Madrid pas përfundimit të ndeshjes së luajtur në Spanjë, ku ekipi i Simeones mposhti 1-0 kampionët në fuqi të Evropës.

Trajneri Jurgen Klopp u shpreh pas ndeshjes se kundërshtarët po festonin shumë në dhomat e zhveshjes, duke harruar se duhet të luajnë edhe 90 minuta në Angli.

Ndërkohë, Mohamed Salah ka reaguar në Twitter me një postim shumë të shkurtër, ku lexohet: “Anfield ju pret”. Ndeshja e kthimit e 1/8 të Champions League mes Liverpool dhe Atletico Madrid do të luhet në 11 mars.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?