Salah kërkon një çmim të “çmendur” për rinovimin, Liverpool refuzon kërkesën
Rinovimi i Salah me Liverpool është në një fazë të komplikuar. Sulmuesi dëshiron një kontratë që shkon në 400 mijë euro në javë dhe këtë ia ka bërë të ditur klubit nëpërmjet agjentit të tij.
Egjiptiani nuk e konsideron të tepruar kërkesën e tij, duke qenë se është e njëjta shumë e marrë që përfiton de Bruyne te Manchester City dhe se Cristiano Ronaldo përfiton 500 mijë euro pavarësisht se është 36-vjeç.
Për momentin klubi e ka refuzuar kërkesën dhe nëse Salah nuk firmos rinovimin, do të jetë një nga emrat më të kërkuar në merkaton e verës së ardhshme.