Salah nuk di të ndalet, Liverpool e nis me “këmbën” e mbarë sezonin e ri në Premier League

Sezoni i ri i Premier League nisi me pozitivitet për Liverpool, që arriti të triumfonte 0-2 në transfertën e Ipswich. Sfida ishte mjaft e luftuar, me skuadrën e sapongjitur në elitën e futbollit anglez që arriti të rezistonte pa pësuar pjesën e parë. Më pas, në pjesën e dytë mendoi egjiptiani Salah.

Në minutan e 60’, 32-vjeçari asistoi për Diogo Jotan, i cili zhbllokoi takimin, teksa pesë minuta më vonë, Salah gjeti rrugën e rrjetës, duke u bërë kështu i pari lojtar në historinë e Premier League, që shënon gol në 9 takime hapëse.

Arne Slot debuton me fitore në krye të Liverpool, duke e nisur sezonin me tre pikë, ndërsa Ipswich rikthehet në Premier League me humbje.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?