Salah rrëmben çmimin “Golden Foot”: Seria A më ka ndihmuar shumë!
Mohamed Salah nuk është se ka dalë bosh në vitin 2021, pasi ka triumfuar në çmimin “Golden Foot” 2021 në Montekarlo. Në intervistën e dhënë pas marrjes së çmimit, ai është shprehur i lumtur dhe e cilësoi si të rëndësishme aventurën që kishte kaluar në Seria A
“Është diçka fantastike që të fitoj këtë çmim kaq special, sepse shumë legjenda të futbollit e kanë fituar në të shkuarën dhe kjo e bën special. Mendoj se ardhja në Serie A më ka ndihmuar shumë.
Kur isha tek Chelsea duhet të ndryshoja llojin e futbollit dhe të kulturës dhe e ndjeja që kisha nevojë që të ndryshoja mënyrën sesi luaja. Erdha në Itali dhe luajta mirë, ajo periudhë më ndihmoi shumë për të arritur këtu ku jam sot.
Mundohem gjithmonë që të gjej motivimin brenda vetes dhe kjo bën që të jap maksimumin. Nuk e di si, por të thyeja rekordin e Drogbasë ishte një motivim, sepse ai është një legjendë. Pastaj njihemi, është një mik”, tha Mohamed Salah.
KOHA JONË SONDAZH

