Salihamidzic: Kemi pasur dy takime me Juventusin, jam optimist për De Ligt
Hasan Salihamidzic, drejtori sportiv i Bayernit së fundmi ka folur për tratativat për transferimin e De Ligt nga Juventusi. Në një intervistë për Bild, ai ka theksuar se deri më tani ka pasur dy takime, ndërkohë që ka besim se gjithçka do të shkojë mirë.
“Për mua ishte e rëndësishme që të uleshim në tavolinë me drejtues si Arrivabene, Cherubini dhe Nedved. Kam luajtur atje katër sezone dhe kam një raport të mirë me klubin bardhezi. Kemi pasur dy takime, tani duhet të jemi të duruar dhe të shohim se çfarë do të ndodhë.
Besoj se për momentin jemi në një pozicion të mirë sepse kemi bërë disa gjëra. Do të mbajmë sytë hapur, do të bëjmë më të mirën në merkato dhe për Bayernin.”, deklaroi Salihamidzic.
Bayerni deri më tani ka arritur që të zyrtarizojë tri afrime në merkato Mazraoui dhe Gravenberch nga Ajax, si dhe Sadio Mané nga Liverpooli. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

