Salihi firmos me Hapoel Haifa, për 20 mijë dollarë në muaj

Ekipi izraelit Hapoel Haifa është skuadra e re e sulmuesit të kombëtares sonë, Hamdi Salihi. Një javë më parë futbollisti shkodran mori lejen për t’u larguar nga Hapoel Akre, edhe pse ishte në kontratë me të. Kjo për faktin se klubi i tij ishte në krizë financiare dhe nuk mund të përballonte më tej shpenzimet mbi pagat e disa prej lojtarëve më të paguar. Mbrëmjen e djeshme Salihi firmosi me Hapeol Haifa, me të cilën ka firmosur një kontratë për 6 muaj, me opsion për ta rinovuar dhe një sezon tjetër, nëse bashkëpunimi shkon mirë. Salihi do të përfitoje 20 mijë dollarë në muaj me skuadrën e tij të re.  Hapoel Haifa momentalisht është në vendin e 12-të nga 14 skuadrat izraelite të elitës, dhe me blerjen e Salihit shpreson t’i shpëtojë rënies në një kategori më poshtë. Një sezon më parë Salihi kaloi nga Kina tek Hapoel Akre, në Izrael, dhe gjatë pjesës së parë të këtij sezoni shënoi 8 gola në 19 ndeshje. Ai shënoi edhe 6 gola gjatë gjysmës së dytë të sezonit të kaluar, duke ndihmuar Hapoel Akre të qëndronte në Superligën e Izraelit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?