Salihi: Reja e la jashtë Brojën për të respektuar lojtarët e tjerë

Zëvendës-trajneri i Kombëtares, Hamdi Salihi, ka treguar zgjedhjet e trajnerit Reja duke filluar nga ndryshimet në formacion. Ai ka treguar para ndeshjes se pse u la në triubë Broja.

“Strakosha? Sa për zgjedhjen në portë, trajneri ka vendosur që para se të fillonte kompeticioni që ti balanconte e të ishin portierët aktive, se porta rrallë ndërrohet e duhet t’i jepet mundësi që të luajnë, janë të dy shumë të mirë dhe zgjedhja është bërë për të balancuar prezencat.

Si Bajrami, si Uzuni, jemi munduar të fusim në lojë që dinë të punojnë në mesfushë e ndihmojnë, por të bëhen edhe të rrezikshëm në pjesën ofensive.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deri ditën e fundit trajneri ka qenë në mëdyshje për shumë lojtarë. Edhe Laçi mund të ishte një prej tyre, por në fund mendoi të luante me Gjasulën e Baren, për t’iu përshtatur edhe kundërshtarit e përfituar nga shtatlartësia e tij se kemi nevojë për shtatlartësinë në fushë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Broja vetëm dje iu bashkua ekipit duke bërë stërvitje te lehtë. Për fat të mirë e ka mirë kaviljen dhe nuk ka problem. Por ishte zgjedhja e trajnerit meqë ka qenë larg ekipit, në respekt të lojtarëve të tjerë që u stërvitën çdo ditë. Ka vendosur që ai të rikuperojë për ndeshjen me Andorrën”, tha Salihi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?