Samir Mane me yllin e kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni në “Green Coast Resort”

Samir Mane është miliarderi numër një në Shqipëri. Ai dhe kompanitë e tij japin ndihma në projekte kulturore dhe sportive.

Së fundmi Mane ka pozuar me yllin e kombëtares tonë të futbollit, Myrto Uzuni.

Lajmin e ka bërë të ditur Samir Mane, investirori i këtij resorti, i cili gjatë një publikimi në rrjetin social Instagram ku kishte pozuar në foto së bashku me Uzunin,, shkruante: “Myrto Uzuni, ylli i kombëtares shqiptare të futbollit, firmosi kontratën e re me familjen Green Coast Resort. Tashmë, rezidenti më i ri në Resort”.

Duket se Uzuni nuk është i vetmi nga lojtarët e kombëtares që kanë preferuar Green Coast, pasi të paktën edhe pesë lojtarë apo ish-lojtarë të kombëtares kanë rezidenca në këtë kompleks të mrekullueshëm që shtrihet mbi detin Jon, nën kurorën e Llogorasë.

SHKARKO APP