“San Siro” makth për Lautaron, nuk shënon nga viti 2019 në Champions
“La Gazzetta dello Sport” ka publikuar së fundmi një statistikë shumë interesante që lidhet me Lautaro Martinez. Sulmuesi argjentinas nuk shënon në “San Siro” që nga tetori i vitit 2019, teksa për herë të fundit realizonte në fitoren ndaj Borussia Dortmund, kur ishte nën drejtimin e Antonio Contes.
Që nga atëherë shtëpia e zikaltërve është kthyer në makth për sulmuesin, që e ka të vështirë që të shënojë përballë tifozëve të tij në Champions.
Sot do të jetë një ditë e rëndësishme, pasi Interi do të presë Sheriff Tiraspol , me synimin për të mbetur në garë për kualifikim. Fakti që në fundjavë u aktivizua në minutat e fundit, bën që ai të jetë më i freskët për të ndihmuar ekipin e tij. /R.Lika-Koha Jonë/