Sançez mund të debutojë të shtunën me Junajtid, por varet nga Aubamejang

Aleksis Sançez mund të transferohet në “Old Traford” në 48 minutat në vijim, madje mund të debutojë që në ndeshjen ndaj Bërnleit në fundjavë. Junajtid do të paguajë 25 milionë paund te Arsenali, teksa do të përfshijë në marrëveshje edhe Mikitarjan.

Agjenti i futbollistit Fernando Feliceviç do të përfitojë 5 milionë paund nga kjo lëvizje. Gjithsesi kjo marrëveshje do të varet shumë nga Aubamejang, i cili është në detajet e fundit të transferimit te “Gunners”.

Zhoze Murinjo konfirmoi të hënën se kishte shanse të mira që të nënshkruante me Aleksis Sançez, duke fituar garën me Mançester Sitin, që ishte ekipi tjetër i interesuar për futbollistin kilian. “Mançester Junajtid nuk do të nënshkruajë me Sançez, nuk do të transferohet në qoftë se Mikitarjan nuk do të transferohet te Arsenali”, u shpreh Raiola së fundmi për “The Times”. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?