“Sanchez dhe Suarez futbollistë rrugësh”

Wenger duke folur për shtypin britanik tha duke theksuar se kushtet e jetesës para 30-40 viteve kanë qenë më të forta ndërsa sot shoqëria ka ndryshuar dhe në krahasim me 30 vite më parë ne jetojmë në një shoqëri më të sigurtë, ku edhe ne kemi ndryshuar dhe jemi bërë më të butë.

Wenger deklaroi se futbolli i rrugës është në pikën e përfundimit për shkak të ndryshimeve në ishull. Wenger gjithashtu ka shtuar duke thënë se futbolli i ditëve të sotme përvetë faktin që është i bazur më shumë në formula, aftësitë individuale dhe ambiciet e taktikës luftarake janë më pak të dukshme. Sanchez dhe Suarez janë futbollistë rrugësh. Kanë luajtur futboll në rrugë dhe parqe dhe për këtë arsye ata nuk kanë humbur ambicien e luftimit.

Wenger duke theksuar se Alexis Sanchez dhe Luis Suarez janë lojtarë me një strukturë të ngjashme tha se “Për të kuptuar se si ka ardhur Sanchez deri këtu e kuptojmë kur shohim vendin ku ai ka lindur. Karriera e një lojtari të tillë për të vazhduar në një ekip si Barcelona dhe Arsenali duhet të ketë talente shumë të veçanta. Suharez kur humb topin ndaj kundërshtarit ai nuk e ndërpret luftën dhe e rimerr përsëri njëlloj si Sanchez.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?